75 Mall Live Search
23:56 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Debutimi i Moses, futet në lojë, pas 10 minutash shënon gol tejet të rëndësishëm

Victor Moses ka debutuar në mënyrën më të mirë te Fenerbahce. Ylli afrikan që në janar e la Chelsean është futur në lojë në minutën e 64 të ndeshjes në ndeshjen ndaj Goztepes.

Vetëm 10 minuta iu deshtën atij për të shënuar golin e sigurisë në fitoren 2-0 të Fenerbahces.

Kjo ndeshje ishte tejet e rëndësishme për gjigantin turk pasi që i ka ikur zonës së rrezikshme duke shmangur edhe më shumë rënien nga liga./Indeksonline/