75 Mall Live Search
21:12 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / H F

Debutimi i mundshëm i Marcus Rashford me Barcelonën është anuluar për shkak të shkeljes serioze të kontratës

Marcus Rashford nuk do ta bëjë debutimin me Barcelonën këtë fundjavë, siç ishte planifikuar. Ndeshja miqësore ndaj Vissel Kobe në Japoni është anuluar për shkak të shkeljeve serioze kontraktuale nga organizatorët, njoftoi klubi katalanas të mërkurën.

Rashford, i cili u huazua nga Manchester United, pritej të paraqitej për herë të parë nën urdhrat e Hansi Flick gjatë turit parasezonal në Azi. Barcelona tani po shqyrton vazhdimin e turneut në Korenë e Jugut, ku janë planifikuar dy ndeshje të tjera, më 31 korrik dhe 4 gusht.

Klubi shprehu keqardhje për anulimin, por theksoi se kjo do i japë Rashfordit më shumë kohë për t’u përshtatur me skuadrën në stërvitje.

Ndeshja e parë zyrtare e tij pritet të jetë më 16 gusht ndaj Mallorcës, në kampionatin spanjoll.

Ndërkohë, Rashford do të marrë një pagë javore prej 383,500 eurosh, të mbuluar nga Barcelona, ndërsa marrëveshja përfshin një opsion blerjeje prej 30.7 milionë euro në verën e 2026-ës.