75 Mall Live Search
09:26 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Debutimi katastrofal i portierit të Realit, bën gafë amatere

Andriy Lunin ka debutuar mbrëmë për Real Oviedon. Portieri ukrainas ishte titullar ndaj Almerias, vetëm një ditë pasi ishte huazuar te kjo skuadër.

Por, debutimi i tij ka qenë për t’u harruar. Lunin nuk ka shfaqur ndeshje sigurie, duke bërë pritje të pasigurta.

Madje goli i dytë i Almerias është realizuar me fajin e tij. Një dalje amatere e tij i ka kushtuar Oviedos me humbjen 2-0.

Portieri 20-vjeçar erdhi me bujë te Reali dy vjet më parë duke u llogaritur si një nga talentet më të mëdhenj të portës në futbollin evropian.

Deri tani ai ka qenë i huazuar te Leganes, Valladolid e Oviedo, por që nuk ka lënë gjurmë të mëdha./Indeksonline/