Debutimin e lojtarit të ri të Espanjollit e shikuan mbi 40 milionë njerëz në Kinë
Ekipi i La Ligas, Espanjoll gjatë afatit kalimtar të janarit transferoi kinezin e Shanghai SIPG, Wu Lei.
Ky transferim ndoshta nuk do t’i sjellë shumë benifite në shumë por jashtë saj vetëm se ka filluar të tregoj efektin e saj, transmeton Indeksonline.
E përditshmja angleze ‘The Sun’ shkroi që debutimin e Wu Lei në La Liga e shikuan 40 milionë kinezë.

Lei u inkuadrua në 12 minutat e fundit kundër Villarreal në barazimin 2:2.
Po ashtu transferimi i Lei, ka ndikuar në rritjen e numrit të fansave në rrjetet sociale. Brenda 48 ore, mbi 2000 fanella të lojtarit janë shitur.
Ëu Lei shpenzoi 12 vite në ligën kineze duke shënuar 151 gola në 296 ndeshje./Indeksonline/