Debutoi me fitore, kjo është deklarata e Tovërlanit pas ndeshjes

Feronikeli ka arritur një fitore të pritur ndaj Vushtrrisë me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar sot.
Afrim Tovërlani, debutoi me fitore tek skuadra nga Drenasi, ndërsa pas ndeshjes ka deklaruar se djelmoshat e tij mund të bënin edhe më shumë në këtë ndeshje.
“Sinjali i parë për të dështuar, ka mundur të jetë nënçmimi i Vushtrrisë, por gjatë gjithë këtyre ditëve kam bërë gjënë e duhur që kjo mos të ndodh”.
“Problemi kryesor është rikthimi i mentalitetit që ka pasur Feronikeli në vitet e fundit pas ndryshimeve, dhe sistemimi i duhur i skuadrës”.
“Në këtë lojë humbëm shumë raste përfshirë edhe penalltin por kishim edhe shtylla, por kështu e ka futbolli”, tha Tovërlani për SSK.
Me këtë fitore, Nikli renditet në pozitën e pestë me gjithsej 35 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/