Debutoi me Kosovën U21, Kryeziu i lumtur që veshi fanellën e Kombëtares

Kombëtarja e Kosovës U21 është mposhtur sot nga Shqipëria U21 me rezultat minimal në 0:1.
Me golin e vetëm nga Cokaj, Shqipëria grumbulloi 3 pikë të plota nga kjo përballje, shkruan IndeksOnline
Pas këtij takimi, foli edhe mesfushori i Arberisë që debutoi me Kosovën, Almir Kryeziu, ku tha se ndihet i lumtur që veshi fanellën e Kombëtares.
“Treguam një lojë të mirë, por fati nuk ishte me ne, jam i lumtur që debutova me Kombëtaren. Krijuam një lojë të mirë”, tha Kryeziu.