17:56 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / Gj. Sh

Debutoi me Kosovën U21, shpejt pritet ta shohim në skuadrën e parë të “Dardanëve”

Kosova U21 ka tani edhe një talent të madh. Adem Podrimaj ka mahnitur me paraqitjet e tij në debutim te përfaqësuesja e Afrim Tovërlanit.

19 vjeçari që luan te Hannover ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të Kosovës U21 dhe ka patur paraqitje dinjitoze.

I fuqishëm në mesfushë dhe me teknikë të përsosur, 19 vjeçari pritet që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e skuadrës së parë të Kosovës.

“Dardanët” ka vite që oo vuajn nga mungesa e mesfushorëve shkatërrues dhe Podrimaj pritet të jetë arma e fortë e Kosovës në të ardhmen.

Talenti kosovar është rritur në akademinë e Bayern Munchen, para se të bashkohej me Hannoverin./Indeksonline/