19:10 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Debuton gjyqtari më i ri kosovar, vetëm 16 vjeç

Sot në ndeshjen miqësore Istogu – Behari, debutoi gjyqtari më i ri në futbollin kosovar, Florian Berisha nga Istogu.

Floriani është vetëm 16 vjeçar, sot bëri debutimin si gjyqtarë anësor, dhe pati paraqitje të kënaqshme.

Berisha është nga qyteti i Istogut, dhe është një gjyqtarë mjaft perspektivë.

Aktualisht nga qyteti i Istogut, janë vetëm 4 gjyqtarë aktiv në futbollin kosovar, një gjyqtarë ndanë drejtësinë në Superligë dhe tre të tjerë në Ligën e Dytë. /IndeksOnline/