Debuton Kante, i sjell fitoren Fenerbahçes në Superligën turke
Ylli francez, N’golo Kante ka bërë zyrtarisht debutimin e tij me Fenerbahçen.
Dhe paraqitja e tij e parë me gjigantin turk i shkoi për së mbari, pasi arritën të mposhtin Gençlerbirligin me rezultat 3-1.
Ai luajti plot 62 minuta në këtë ndeshje.
Golat u realizuan nga Talisca dhe Akturkoglu(2 gola), ndërsa të vetmin për mysafirët e shënoi Koita.
Fenerbahçe, mbetet e 2-ta me 49 pikë në Superligë, 3 pikë më pak se Galatasaray në krye të tabelës./IndeksOnline/

