Deçan – Godet për vdekje me veturë shtetasin nga Shqipëria, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar pasi që i njëjti gjatë ditës së djeshme ka goditur me makinën e tij një këmbësorë, i cili ishte shtetas nga Shqipëria, duke e lënë të vdekur.
I dyshuari, sipas Policisë, është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në Institutin e Mjeksësisë Ligjore, për obduksion.
Raporti i plotë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia e kishte goditë këmbësorin – viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë i cili kishte qenë duke kaluar rrugën. Si pasoj e goditjes viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar vendim mbi ndalim dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /IndeksOnline/