75 Mall Live Search
09:56 / E Hënë, 03 Mars 2025 / k.v

Deçan: I arrestuari hyn me armë në një depo marketi, i bie pistoleta në tokë gjatë ballafaqimit me pronarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan, i cili dyshohet se kishte hyrë me armë në një depo marketi, duke kanosur pronarin e tij, transmeton IndeksOnline. 

Sipas raportit të policisë, incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:50, kur i dyshuari ishte futur në depo me një pistoletë pa municion. Gjatë ballafaqimit me pronarin e marketit, arma i ka rënë në tokë dhe e ajo është larguar nga pronari i marketit.

Njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armën. Pas hetimeve të para dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes./IndeksOnline/