75 Mall Live Search
08:55 / E Shtunë, 09 Gusht 2025 / FR

Deçan: I dehur, ushtron dhunë ndaj prindërve – arrestohet nga policia

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmë rreth orës 23:00 në Deçan, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit në momentin e incidentit. Pas ndërhyrjes së njësive policore, ai është ndaluar dhe është marrë në pyetje nga autoritetet.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si dhunë në familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/