75 Mall Live Search
09:57 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Deçan, një femër njofton policinë: I dashuri më ka sulmuar fizikisht…

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për kanosje, në Deçan.

Një femër ka njoftuar policinë se i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur në vazhdimësi, transmeton IndeksOnline.

“Deçan 27.12.2020-18:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur në vazhdimësi. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/