12:46 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Deçan: Rrihen ndëmjet veti 4 persona, policia i arreston

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona, të cilët pas një konflikti verbal ishin përfshirë në rrahje, transmeton IndeksOnline.

Bëhet e ditur se ata pasi që kanë marrë lëndime trupore, janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Deçan.

Ndërsa pas intervistimit të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/