Deçan, shtëpia kaplohet nga flakët, lëndohet një 9 vjeçar

Një shtëpi mbrëmë në Deçan është kapluar nga flakët.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, shkruan se dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një nxehëse elektrike, që kishte qenë në një dhomë të shtëpisë, transmeton Indeksonline.
Si pasojë e zjarri është lënduar një 9 vjeçar i cili ndihmën e parë e ka marrë në QKMF të Deçanit.
Për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në spitalin e përgjithshëm në Pejë.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin si dhe punëtorët e KEDS-it. Rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/