75 Mall Live Search
11:38 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Deçanasi e bën për spital djalin e tij

Policia në Deçan ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje, ka rrahur djalin e tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Deçan, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K pasi që kishte pasur mosmarrëveshje me viktimën (djalin e tij)mashkull K-Shqiptar”, thekson raporti.

Policia bën të ditur se i dyshuari nuk është intervistuar pasi që ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.