75 Mall Live Search
14:08 / E Enjte, 13 Janar 2022 / B O

Deçanasi shkakton dhunë në familje, Policia ia gjen në shtëpi armën automatike, me nëntë fishekë

Me datë 12.01.2022, rreth orës 10:30, Stacioni Policor në Deçan, është informuar se në fshatin Isniq- Deçan, ka një rast “Dhunë në Familje”.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, i dyshuari është arrestuar, ndërsa nga ankuesit gjatë intervistimit është denoncuar se i dyshuari posedon armë në shtëpi.

Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe Prokurorin e shtetit, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit aty gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar:

  • 1 (një) arme automatike AK 47
  • 1 (një) karikator të armës AK 47
  • 9 (nëntë) fishek të kalibrit 7.62 mm

Personi i dyshuar  me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë.