Deçani apelon për ndërprerje të grevës, kryetari i Sindikatës në këtë komunë jep dorëheqje
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook ka njoftuar rreth takimit që ka pasur me përfaqësuesit e SBASHKU-ut në këtë komunë, ndërsa janë dakorduar që greva e mësimdhënësve të ndërpritet.
Ramosaj po ashtu ka bërë të ditur se në mospajtim me situatën që është krijuar në arsim, kryetari i Sindikatës në Deçan, prof. Avdullah Lataj ka dhënë dorëheqje, përcjellë Indeksonline.
Ky është postimi i plotë i Ramosajt:
Në takimin
e mbajtur me përfaqësuesit e SBASHK-ut, u dakorduam që greva të ndërpritet.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan bëjnë thirrje që nga nesër
të filloj procesi mësimor.
Nga mospajtimi me situatën dhe gjëndjen e krijuar në arsim,
kryetari i Sindikatës në Deçan prof. Avdullah Lataj, japë dorëheqje të
parevokueshme nga udhëheqësi i këtij institucioni.
Falenderoj përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan për vendimin e
marrur e në veqanti prof.Avdullah Lataj .