“Deçani flet gjuhën e kampionëve”, Daut Haradinaj për tubimin madhështor në vendlindje
Kandidati për deputet, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi publik pas tubimit të madh të mbajtur në Deçan, duke e cilësuar këtë qytet si simbol të qëndresës, punës dhe fitores.
Haradinaj përmes një postimi ne facebook, ka theksuar se Deçani nuk ka qenë kurrë spektator i historisë, por gjithmonë pjesë aktive e saj, si në ditët më të vështira ashtu edhe në momentet e shpresës, shkruan IndeksOnline.
Sipas tij, kjo është një tokë që ka lindur burra dhe gra me karakter, me sakrificë dhe dashuri të pakushtëzuar për atdheun.
“Deçani flet gjuhën e kampionëve, gjuhën e qëndresës, të punës dhe të fitores. Prej këtu marrim inspirim çdo ditë”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se lista e kandidatëve përfaqëson Kosovën nga një skaj në tjetrin.

