75 Mall Live Search
22:44 / E Martë, 13 Korrik 2021 / OSH

Deçani furnizohet me barna esenciale pas helmimit të qytetarëve

Komuna e Deçanit është furnizuar në orët e mbrëmjes të së martës me barna esenciale për të helmuarit.

Dyshimet e para janë se rreth 1500 persona janë helmuar nga uji.

IndeksOnline ka siguruar fotografi ku shihet se një sasi e madhe e barnave esenciale është siguruar për t’i dal në ndihmë qytetarëve të Deçanit.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kryetari Bashkim Ramosaj ka shpallur gjendje emergjente në Deçan ku mbi 1500 persona janë të shtrirë në spitale. /IndeksOnline/