Deçani po bëhet, nisin punimet për një tjetër projekt të madh

Në segmentin Isniq – Lëbushë – Strellc, filluan punimet në ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë.
“Një pamje krejtësisht e re, moderne, me trotuare të gjera e tërësisht e transformuar po i shtohet qytetit të Deçanit.
Në segmentin Isniq – Lëbushë – Strellc, filluan punimet në ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës, e kështu dalëngadalë gjithë qendrës së Deçanit po i japim hakun që ka merituar ta ketë vite e dekada më parë.
Së bashku Deçanit do t’i ndërtojmë infrastrukturën më moderne që meriton qyteti ynë.
Ta gëzojnë banorët e bizneset e kësaj rruge”, thuhet në njoftim./Indeksonline/