Declan Rice arrin një tjetër rekord historik në Premier League
Declan Rice do të zhvillojë sot ndeshjen e tij të 300-të në Premier League, duke hyrë kështu në historinë e kampionatit anglez.
Mesfushori anglez bëhet lojtari i pestë më i ri që arrin këtë shifër mbresëlënëse paraqitjesh në elitën e futbollit anglez, shkruan IndeksOnline.
Ky rekord është dëshmi e vazhdimësisë, profesionalizmit dhe nivelit të lartë që Rice ka treguar që në moshë të re.
Nga debutimi i tij e deri më sot, ai ka qenë një figurë kyçe për ekipet ku ka luajtur, duke u shndërruar në një nga mesfushorët më të besueshëm dhe më të vlerësuar në Premier League.
Arritja e 300 ndeshjeve në një moshë kaq të re e konfirmon Declan Rice si një nga emrat më të rëndësishëm të brezit të tij dhe një lider të padiskutueshëm në fushë./IndeksOnline/

