Declan Rice “hero” i Arsenalit, shkëputet me pikë skuadra “topçinj”
Arsenali ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 20-të të Premier League, duke mposhtur Bournemouthin me rezultatin 2:3 në transfertë. Heroi i ndeshjes ishte Declan Rice, i cili realizoi dy gola vendimtarë për skuadrën londineze.
Goli tjetër për “Topçinjtë” u shënua nga mbrojtësi Gabriel, duke vulosur një përmbysje të madhe dhe tre pikë tejet të vlefshme në garën për kreun e tabelës, shkruan Indeksonline
Nga ana tjetër, vendasit e Bournemouthit u kundërpërgjigjën me gola të Evanilson dhe Kroupi, por pa arritur të shmangin humbjen.
Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në kuotën e 48 pikëve, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet për sezonin aktual të Premier League.

