Deco flet për të ardhmen e Rashfordit

Drejtori i Barcelonës, Deco, ka folur rreth situatës së Marcus Rashfordit të Manchester Unitedit.
“E kemi marrë Marcusin si huazim me opsion blerjeje. Nuk është një shumë e lartë”, ka thënë Deco për Mundo Deportivo.
“Nuk ka penalitete nëse nuk e blejmë përfundimisht. Po ia del shumë mirë, jemi shumë të kënaqur… vendimet përfundimtare do të merren më vonë”, shtoi ai.