75 Mall Live Search
11:52 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / G T

Deco synon dy lojtarë për ta zëvendësuar Busquetsin: Rodrin nuk e shesin…

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco gjatë një interviste ka treguar se sa e vështirë është për të gjetur një zëvendëeues ideal të Sergio Busquets.

Madje ish-futbollisti thotë se Busquetsin janë vetëm dy lojtarë që mund ta zëvendësoj te Barça, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Rodrin, mesfushorin e Manchester Cityt dhe Joshua Kimmich, lojtarin e Bayern Munich.

“Është pothuajse e pamundshme për ta zëvendësuar Busquetsin. Rodri është i afërt, por City nuk e shet atë. Kimmich është një top lojtar, por nuk është e lehtë të nënshkruajmë me të. Shikoni sa para pagoi Chelsea për Caicedon, aspak nuk është e lehtë”, u shpreh Deco

Mesfushori gjerman është një prej futbollistëve potencial që mund të përfundoj në Barcelonë gjatë sezonit të ri.

29-vjeçari me Bayern Munich ka kontratë deri në vitin 2025, kurse vlera e tij sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 75 milionë euro./Indeksonline/