Deco tregon pse dështoi transferimi i Neymar te Barcelona

Neymar gjatë gjithë verës ishte përfolur për një rikthim te skuadra e Barcelonës, por në fund ai i’u bashkua skuadrës arabe, Al Hilal.
Braziliani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ku do të përfitojë 100 milionë euro në vit, shkruan IndeksOnline.
Drejtori i ri sportiv i Barcelonës, Deco ka thënë se ishe e pamundur për një rikthim të Neymar në “camp Nou” për shkak të gjendjes financiare të klubit.
“Të gjithë e dinë se për momentin, për fat të keq, me situatën tonë financiare, ishte e pamundur të bënim një nënshkrim të tillë, ia besoi ish-mesfushori Globo Esporte. Na duhej një marrëveshje me PSG-në ose një përbërje me arabët, gjë që nuk e bëri. Ishte një situatë që duhej të ishte e qëndrueshme financiarisht për ne, por nuk ishte kurrë një zgjidhje për shkak të situatës financiare të klubit.”, ka thënë Deco./IndeksOnline/