75 Mall Live Search
19:51 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Deda: Albini dhe Vjosa kanë përgjegjësi të përbashkët historike për ndryshim radikal qeverisës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka deklaruar se LDK dhe VV, Albini dhe Vjosa kanë përgjegjësi të përbashkët historike për ndryshim radikal qeverisës, për standard të ri, për zhvillim dhe drejtësi.

Deda deklaroi se dinjitetin e votuesve duhet ta bartin me politikë të re, politikë të përgjegjshme, transmeton Indeksonline.

“Qytetarët e Kosovës besuan që erdhi dita, a po i bjen kështu diqysh? BRAVO popullit tonë që në 20 vjetorin e lirisë e hapi një kapitull të ri, më të mirë, duke e mbyllur kapitullin e errët të qeverisjeve të këqija kleptokratike.Populli dinjitoz me shtet dinjitoz. Të dua Kosovë! ❤️ “, shtoi Deda./Indeksonline/