12:12 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deda: Deri tash nuk ka pasur komunikim mes partive, por tani është ndryshe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka thënë se nuk duhet të dramatizohet situata dhe se partitë politike thjeshtë janë duke komunikuar mes veti, pasi janë të përgjegjshëm se ky është një moment i rëndësishëm.

në një deklaratë para mediave, Deda ka theksuar se moskomunikimi i ka përcjell partitë politike për këto tre vjet, por se tani ka ndryshuar kjo gjë.

Ai ka bërë thirrje që të filloi seanca dhe të zhvillohet debati e në fund të ratifikohet Demarkacioni.

“Kemi ardhur në finale të saj dhe një mësim i këtyre tre vjetëve duhet me qenë që partitë politike duhet të komunikojnë më shumë. Kur nuk komunikojnë njerëzit mes vete ka keqkuptime. Kjo është politika e Kosovës, por tash ka komunikim. Askush nuk dëshiron t’ia vështirësojë jetën qytetarëve tanë dhe shpresojë që pas debatit kur të qitet në votim do e votojmë Demarkacionin.

Ndërsa, ai ka folur edhe për takimin e sotëm të LDK-së me Delawie.

Sipas tij, ka pasur konsolidim mes partive, për shkak të keqkuptimeve që janë krijuar e të cilat kanë tensionuar situatën./Indeksonline/