75 Mall Live Search
15:40 / E Diele, 01 Mars 2026 / b l

Deda i reagon Kurtit: Murat Jashari ka thënë “jo”, kjo loja me çështjen e Presidentit është tallje me Kosovën

Analisti politik Ilir Deda ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit, duke e cilësuar të gjithë procesin si “tallje me Kosovën”.

“Kjo loja me presidencë është tallje me Kosovën”, thotë analisti.

“Së pari, Murat Jashari ka thënë jo të prerë në lidhje me pozitën e presidentit. Së dyti, nuk ndërtohet procesi politik për “figurë konsensuale” vetëm me një emër të përveçëm edhe ate pa e pasë miratimin e tij bile!”, shkroi Deda.