Deda ia kujton VV-së që asnjëherë si opozitë nuk ua ka votuar kryeparlamentarin të tjerëve

Ilir Deda njohës i çështjeve politike, ka reaguar në lidhje me situatën në kuvend, duke thënë se në Kosovë është krijuar praktikë që kryetar i parlamentit të zgjidhet vetëm nga shumica parlamentare që e krijon edhe qeverinë, gjë e cila “mundet me qenë e gabuar’’.
Deda ka thënë se dështimi i katërt i votimit të kryetares së kuvendit, mund të vazhdohet edhe për katër muaj dhe sërish rezultati do të ishte i njëjtë.
Tutje, Deda ka theksuar edhe se si VV-ja, si opozitë opozitë asnjëherë nuk e ke votuar kryeparlamentarin e partive të tjera.
Postimi:
Në Kosovë është kriju një praktikë politike që kryetari i kuvendit të zgjidhet vetëm nga shumica parlamentare që e krijon edhe qeverinë. Kjo praktikë mundet me qenë e gabuar, por është e tillë.
Me 4 votime të pasuksesshme për zgjedhjen e kadidates për kryetare të kuvendit pasi që VV-ja nuk e ka ndërtu shumicën parlamentare për qeveri mund të vazhdohet edhe për 4 muaj tjerë, por rezultati do të jetë i njëjtë pa një marrëveshje politike.
Nuk mund të shpiken parime politike sipas nevojës dhe varësisht a je në pozitë apo në opozitë. Nëse si parti në opozitë asnjëherë nuk e ke votuar kryeparlamentarin e partive të tjera, atëherë nuk e ke asnjë bazë të kërkosh blanko përkrahje nga të tjerët.
Rruga e vetme është te marrëveshja politike.
Ndryshe këtë film e kemi pa në 2014 e 2017, me role të tjera atëherë. Ama është film i keq, e filmat e këqij nuk kqyren 3 herë.