75 Mall Live Search
12:53 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deda: Kosova dikur ka pasur diplomaci, sot e ka marr ‘teposhtën’

Deputeti nga Alternativës, Ilir Deda po e konsideron se shteti i Kosovës ka marr “teposhtën” që mbas luftës kur vije në fjalë diplomacia.

Sipas tij, dështimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol është tregues se çfarë diplomatësh të dobët kemi, e një gjendje e tillë është që nga dështimi në UNESCO.

“Kosova ka pasur diplomaci në vitet e 90-ta, atë herë jena njohur si popull që përdor instrumente diplomatike. Ne jemi pa pas luftës si popujt që kanë dit me përdor mekanizma dialoguese me i arrit qëllimet  e tyre, por që atë herë ne e kemi marr teposhtën për shkak të gjendjes në Kosovë” ka thënë Deda, shkruan Indeksonline.

Deputeti në fjalë ka theksuar se diplomacia kosovare nuk ka arritur të marr votat as të shteteve që na kanë njohur, duke e konsideruar këtë si dështim të madh.

“S Shtetet që e kanë njoft kanë absetenu, nuk kanë marr pjesë apo kanë votu kundër. E kjo është rezultat i një mendësie të caktuar që na ka sjell deri në këtë pikë” u shpreh ai.

Po ashtu, Deda taksën 100% ndaj produkteve serbe e ka konsideruar si shumë të qëlluar dhe ka kërkuar që vendime të tilla kundrejt Serbisë duhet të vazhdojnë të merren.

Kurse gjendjen në Kosovë, si me dështimet ashtu edhe me presionet serbe e ka konsideruar si normale duke pasur parasysh që edhe vet Presidenti i Kosovës flet për shkëmbim territoresh.

“Normal që kemi dështim kur Presidenti flet për shkëmbim territoresh, por masa e djeshme do të thotë forcim i shtetit” ka thënë Deda në fjalimin e tij në Kuvend./Indeksonline/