12:12 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Deda-Kurtit: Nuk i kemi 61 vota për të rrëzuar qeverinë

Ilir Deda nga Alternativa nuk është pajtuar me temën të cilën po e trajton Lëvizja Vetëvendosje në tryezën e organizuar nga ky subjekt politik të  titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve “.

“Albin, kjo tryezë nuk e rrëzon qeverinë. Nuk i kemi 61 deputetë për të rrëzuar qeverinë. Do të ishte gabim nëse kjo është tryeza e fundit e partive politike. Duhet të diskutojmë në një frymë të njëjtë si tryezat e kaluara, për të diskutuar për temat e tjera” , ka deklaruar ai.

Nga ana e tij, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se tema ka qenë e ditur paraprakisht.