75 Mall Live Search
10:51 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deda: Më mirë ka qenë të tërhiqemi nga gara nëse është ditur që nuk ka përkrahje për Interpol

Pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, kanë filluar edhe reagimet e deputetëve të Kosovës.

Është deputeti Ilir Deda i cili ka thënë se dështimi i anëtarësimit në Interpol është goditja e radhës që e merr Kosova, pas debaklit për anëtarësim në UNESCO.

Deda ka thënë se sa i përket vendimmarrësve tanë, më mirë do të ishte të tërhiqemi nga gara nëse është e ditur që nuk ka përkrahje të mjaftueshme, se dështim të tillë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij ky dështim do të përdoret nga zërat brenda dhe jashtë Kosovës për ‘korrigjim të kufijve’ apo çfarëdo marrëveshje me Serbinë.

Postimi i plotë:

Dështimi i anëtarësimit në INTERPOL është goditja e radhës që e merr Kosova, pas debaklit për anëtarësim në UNESCO.

Nuk i bën për nder asnjë vendi që votoi kundër që Kosova të mbetet jashtë rrjetit global në luftë kundër krimit, sidomos vota kundër e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

E për vendimmarrësit tanë, më mirë ka qenë të tërhiqemi nga gara nëse është ditur që nuk ka përkrahje të mjaftueshme, se sa të kemi dështim të tillë. Tash ky dështim do të shfrytëzohet nga zërat brenda e jashtë Kosovës për “korrigjim të kufijve” dhe për çfarëdo marrëveshje me