75 Mall Live Search
10:46 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Deda: Nëse LDK-VV s’hyjnë bashkë në zgjedhje, do të fitojë PDK-ja

Ish-deputeti i Kuvendit, Ilir Deda, ka thënë se PDK-ja mund të befasojë sërish nëse nuk ka një koalicion parazgjedhor midis LDK-së dhe VV-së.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nëse këto dy parti nuk bëjnë koalicion, PDK-ja mund të befasojë më 20 gusht kur të deklarohen për koalicione parazgjedhore, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

KOSOVA NDRYSHOI” VS. “KRYEMINISTRI I TAKON VETËM PARTISË TIME”

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një beteje brenda korpusit të votuesve opozitar se kush është më i/e miri/ja, Vjosa apo Albini. Kjo shtyerje e ndërsjellë e opozitës do të ishte normale nëse zgjedhjet e 6 tetorit do të ishin garë vetëm ndërmjet LDK-së dhe VV-së. Por, pasi që në zgjedhje nuk do të marrin pjesë vetëm dy parti – LDK e VV, atëherë lind pyetja: a është më i rëndësishëm ndryshimi thelbësor (opozita e bashkuar në një listë parazgjedhore) apo humbja e mundësisë për këtë ndryshim (dalja e opozitës ndaras në zgjedhje) për shkak të emrit të kandidatit për kryeministër në zgjedhje?

Mos të harrojmë që aty dikund, në heshtje, është PDK-ja. Me 2010 PDK inxhinieroi “vjedhjen industriale” të votave dhe “fitoi” në zgjedhje; me 2014 me lehtësi fitoi 30%, edhe pse në sondazhe dilte që do ti merrte 22%; me 2017 në mesnatë u krijua PAN-i. Dhe PDK mund të na befasojë prap tash me 30 gusht kur të deklarohen koalicionet parazgjedhore.

Gjatë dekadës së kaluar u humbën mundësitë e ndryshimit sepse partitë opozitare nuk mund të bashkoheshin. A me të vërtetë mund të besoj kush që me veprim të njejtë opozitar mund të arrihet rezultat tjetër në zgjedhjet e 6 tetorit?

Ndryshimi me 6 tetor ndodhë vetëm nëse në një listë janë edhe Vjosa edhe Albini. Nëse LDK e VV dalin të ndara në zgjedhje, të gjithë po e shohim potencialin dëmtues të akuzave të ndërsjella (që do të intesifikohen pas 30 gushtit) dhe që do të rezultonin me dalje më të ulët në zgjedhje të njerëzve që janë për ndryshim.

LDK e VV duhet doemos të gjejnë zgjidhje që pozita e kandidatit për kryeministër mos të jetë shkak i mundësisë së humbur për ndryshimin e madh.

Sot e kemi mundësinë historike të ndryshimit, jo pas dy apo pas katër viteve. Gati një dekadë është humbur që të mbrrihet te pika ku shihet që bashkëpunimi i forcave demokratike është kyq për shtetin tonë. Por, nëse nuk gjindet mundësia kreative për menjanimin e ndarjes rreth pozitës së kandidatit për kryeministër, humbës do të jemi të gjithë. Jo vetëm humbës, por edhe përgjegjësit e vetëm për mosndryshim.

(Vazhdon)