21:48 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Deda: Njohja nga Madagaskari, goditje e fortë për Serbinë

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka mirëpritur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Madagaskarit.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se kjo njohje është goditje e fortë për Serbinë, duke iu referuar ministrit serb, Ivica Dacic i cili vazhdimisht po lobon te shtetet që ta tërheqin njohjen e Kosovës.

“Njohja e shtetit tonë nga Madagaskari është shumë e rëndësishme edhe në diskreditimin e propagandës së Daçiqit, dhe është goditje e fortë strategjisë së Qeverisë së Serbisë për sfidimin e pavarësisë së Kosovës. #PavarësiaeKosovësështëepakthyeshme”, ka shkruar Deda në Facebook. /Indeksonline/