75 Mall Live Search
15:33 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / b l

Deda: Shumë me rëndësi që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare, partitë të dakordohen për ta ndryshuar këtë në vitin 2031

Analisti politik, Ilir Deda ka vënë në duke rëndësinë që presidenti apo presidentja të zgjidhet direkt nga qytetarët.

“A po e shihni tash sa me rëndësi është që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare?”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Deda tha se “jemi qe 15 vjet në pritje të përmbushjes të zotimit publik të partive që do të bëjnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese në këtë drejtim”.