75 Mall Live Search
14:53 / E Martë, 13 Gusht 2024 / L K

Dedaj në Shkup, në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Gjergj Dedaj ka qenë prezent në festën e Frontit Europian në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Serish ne Shkup, rikthimet janë kod i Gjergj Kastriotit!
Me rastin e 23-vjetorit të Marrëveshjes Historike të Ohrit, të nënshkruar me 13 gusht 2021, ndërmjet forcave kryesore politike maqedonase dhe shqiptare, me ndërmjetesimin e SHBA-së dhe BE-së, i shoqëruar nga veprimtari Sali Bislimi, morem pjesë në këtë feste të madhe të Frontit Europian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kishim nderim të takojme liderin Ali Ahmeti, pastaj Talat Xhaferin, Artan Grubin, Zijadin Selen, Bujar Osmanin dhe shumë deputet, ish-ministra dhe kryetar të komunave të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Dedaj në njoftim.