21:26 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dedaj: Numri i aksidenteve nuk ka si të zvogëlohet, Kosova ende nuk ka krijuar sektorët e sigurisë rrugore

Numri i aksidenteve nuk po shënon rënie. Ne jemi dëshmitar të asaj se si brenda një dite humbin jeten disa persona si pasojë e aksidenteve në komunikacion.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj konsideron se numri i aksidenteve nuk do të zvogëlohet derisa institucionet të krijojnë sektoret e sigurisë rrugore.

“Sigurisht se numri i aksidenteve nuk do të zvogëlohet përderisa institucionet tona nuk kanë kriju sektorët e sigurisë rrugore, siç është Instituti i Hulumtimeve të shkakëtarëve të aksidenteve dhe Agjensioni i Sigurisë Rrugore me kompetenca ekzektutive, ku do të merren masat preventive kundrejt shkakëtarëve të aksidentit”, ka thënë Dedaj në një prononcim për Indeksonline.

Sipas tij, Këshilli i Sigurisë Rrugore i formuar në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës nuk ka baza profesionale dhe as baza ligjore.

“Këshilli nuk ka baza profesione dhe nuk ka as baz ligjore meqenëse Kosova nuk ka ligj të Sigurisë së Komunikacionit rrugor, por ka tri ligje tjera të cilat nuk përfaqsojnë sigurinë rrugore. Pikërisht është e nevojshme të krijohen institucionet e cekura më lartë”, ka theksuar ai tutje.

Dedaj thotë se tani që kushtet atmosferike ndryshojnë brenda ditës duhet të jenë parasysh pajisjet dimërore të automjetit.

Ai konsideton se lëvizja e automjeteve me kujdes të shtuar duhet t’iu përshtatet kushteve atmosferike.

“Lëvizja e automjeteve me kujdes të shtuar duke ja përshtatur kushteve atmosferike dhe kushteve të rrugës. Meqenëse Kosova nuk posedon harta digjitale mbi vendet e rrezikshme të nivelit të lartë dhe vendeve ku paraqitet akulli i zi, atëherë edhe drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve porn ë rrugë është paraqit edhe një fenomen që në raste të aksidenteve zingjirore drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët e tyre mos të qëndrojnë afër automjeteve të aksidentuara por ta lëshojnë aksin rrugor derisa personat e autorizuar të menaxhojnë situatën e krijuar në rrugë”, vlerëson ai. /Indeksonline/