18:19 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dedikim i ëmbël i Aurelës për motrën e saj (Foto)

Aurela Gaçe njihet edhe për sportivitetin dhe thjeshtësinë e saj gjë që e bën mjaft të dashur për publikun. Ajo ndan me ndjekësit e saj në Isntagram momente nga jeta private dhe sot na ka emocionuar me urimin që i ka bërë motrës së saj Blertës. Aurela ndihet me fat që ka një motër si ajo dhe është krenare për arritjet e saj. Blerta ndodhet jashtë vendit dhe malli është i kuptueshëm në të tilla raste.

Dedikimi i plotë i Aurelës:

E falenderoj Zotin qe te solli ne jeten time si dhurate shume te cmuar… nuk doja te beja hartime ketu ne rrjetet sociale, por sot ti ke ditelindjen e je kaq larg me kilometra ☹ e motra s’te perqafon dot .
.por dua ta dine te gjithe se ndihem me fat qe kam nje moter si ty.
Gezuar motra ime , pusha ime ( Dikur mendoja se ishe edhe bebja ime?, sepse ashtu sillesha me ty, sikur isha mami, duke te mbrojtur edhe kur s’ishte nevoja) .
Sot ti s’ke me nevoje per mbrojtje, sepse u rrite e punon shume per te arritur qellimet e tua… e mua ,packa se s’ta them shpesh , me behet zemra mal. Me ben te ndjej krenari . .
Edhe pse je larg, dashuria ime vjen atje ku je ti me energji ?❤❤❤❤, jo se jam magjistare?, por keshtu jane motrat per njera- tjetren …gjithmone aty , shpirterisht.
Edhe 100 Blerta ime!

Temat: