Dedikimi emocional i Jonida Maliqit: Ti je ekzistenca ime, dashuria dhe dhimbja ime
Jonida Maliqi ka bërë një dedikimi prekës për djali e saj në rrjetet sociale.
Këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria është rikthyer në kohë kur ishte shtatzënë duke publikuar një fotografi.
Jonida uroj të birin për ditëlindjen e 8-të me një dedikimi mjaft emocional.

“Para 8 vitesh, jeta ime ndryshoi rrënjësisht sepse u bekova me ty dashuria ime. Fjalët nuk e përshkruajnë dot ndjesinë kur të kisha pjesë të trupit tim e aq më shume momentin kur të pash e të preka për të parën herë, ti je ekzistenca ime, dashuria, dhimbja, lumturia dhe frika më e madhe që më kaplon në çdo moment të ditës. Zoti qofte përherë pranë teje siç jemi ne familja jote engjëlli im Dan!”, ka shkruar Jonida në urimin e saj.
Ndryshe, Jonida pas ndarjes nga bashkëshorti ka filluar një lidhje të re dashurie me aktorin e njohur Romeo Veshaj./Indeksonline/