Dedikimi i ëmbël i Kaka’s për ditëlindjen e vajzës

Futbollisti i famshëm Kaka, sot ka një ditë të veçantë.
Një vit më parë ai u bekua me ardhjen në jetë të vajzës që e pagëzuan me emrin Estera, shkruan Indeksonline.

Sot ai vendosi që përmes një video emocionale të uroj vajzën e tij.
Duke publikuar momentet më të bukura ai shkroi: Dhe kështu ne festojmë vitin e parë të jetës së Esterës sonë./Indeksonline/