Dedikimi i Mozzik: Ti je jeta ime!

Mozzik ka “shpërthyer” edhe këtë sezon me projekte të ndryshme të publikuara një pas një.
Reperi nga Ferizaj po bëhet gati edhe për lansimin e albumit të ri “MozzArt” që vjen për publikun me 31 korrik.
Por, krahas kësaj, Mozzik është edhe një baba i përkushtuar i vajzës së tij, Hana.

Ndonëse ajo jeton në Zvicër me nënë e saj, Loredanën, reperi mundohet që herë pas herë ta vizitoj e t’i kushtojë kohë të bijës.
Edhe postimet ne të janë të shpeshta në rrjetet sociale, e kështu ndodhi edhe së fundi.
Mozzik publikoj një fotografi ku shihet me të bijën në përqafim ndërsa shkruan: Jeta ime”./Indeksonline/
