75 Mall Live Search
15:42 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dedikimi i veçantë i Andrrës, në përvjetorin e katërt të martesës më Sinanin

Këngëtari Sinan Hoxha dhe Andrra Destani po festojnë përvjetorin e katërt të martesës së tyre.

Që nga ajo kohë ata kanë qenë një nga çiftet më të dashura dhe më të përfolura në mediat rozë.

Ndërsa sot në këtë ditë kaq të veçantë për ta, nuk kanë munguar as dedikimet romantike.

Ishte Andrra ajo që bëri një të tillë, kur hyri në Instagram për t’i shkruar fjalë të veçanta dhe plotë dashuri bashkëshortit.

 “Nëse e di çfarë është dashuria, e di për shkak tëndin. Gëzuar përvjetorin e katërt”, ka shkruar zeshkanja simpatike në një imazh të shkëputur nga dasma e tyre përrallore.

Kujtojmë që dyshja janë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin, Ansi./Indeksonline/