Dedikimi me mëngjes i reperit shqiptar për gruan: Është e vështirë të gjesh njerëz të mirë, jam me fat që të kam

Big Basta dhe Vesa Luma kanë një jetë të lumtur bashkëshortore dhe si rezultat kanë edhe një djalë.
Çifti i njohur prej vitesh kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria dhe Kosova, për të jetuar të qetë në Zelandën e Re.

Në vitin që po vjen, ata do të festojnë përvjetorin e 10 së bashku, por para kësaj, reperi shqiptar nuk harron që herë pas here t’i bën dedikime këngëtares kosovare.

Edhe në orët e para të ditës së sotme , Big Basta ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Vesën, ndërsa bën një dedikimi romantik.

“Në 2021 bëhemi 10vjet bashke. Me duket sikur dje qe ka ndodhur ta gjej shpirtin tim binjak. Është e vështirë te gjesh njerëz te mirë ne këto kohe që të përshtaten ne çdo qelize te karakterit tënd, prandaj jam me fat qe e kam. My ride or die, best friend for life Vesa Luma. Të dua”, ka shkruar Big Basta në mbishkrimin e postimit./Indeksonline/