Def Jam kishte mbledhur 35 milionë dollarë për varrimin e DMX

Pasi DMX ka kontribuuar për 3 dekada si njëri nga reperët më të zëshëm por ende përmendet ceremonia e varrimit të tij.
Sipas disa dokumenteve të marra nga TMZ, Def Jam Recordings kishin paguar faturën e shpenzimeve duke grumbulluar 35 mijë dollarë, transmeton Indeksonline.
Fatura e datës 5 maj 2021 kishte mbuluar shërbimet e Earl Simmons.
Sipas dokumentit në ato kosto përfshiheshin transferimi i trupit nga spitali në varreza si dhe lulet e funeralit.
Çmimi i arkivolit ishte 7.450 dollarë, ndërsa të gjitha shpenzimet shkuan deri në 35,228,13 dollarë.
Kujtojmë, DMX vdiq në muajin prill në moshën 50 vjeçare si pasojë e mbidozës./Indeksonline/
