75 Mall Live Search
09:32 / E Premte, 19 Shtator 2025 / Z S

Defekt i papritur në rrjet, këto pjesë të Prishtinës mbesin pa ujë

KRU “Prishtina” ka njoftuar se disa rrugë në Prishtinë do të mbesin pa ujë, për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Luan Haradinaj”.

Deri në sanimin e problemit, pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: Rruga” Luan Haradinaj”, Qendra, Dardania dhe një pjesë e lagjes “Kalabria”.

Ndërkohë, ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në këto zona shërbimi; Rr.”Luan Haradinaj”, Rr.”Holger Pedersen”, Rr.”Sylejman Vokshi”, Rr.”Agim Ramadani”, Rr.”Asllan Pireva”, Rr.”Elez Geci”, Rr.”Faton Shabani”, Fshati Leban, Fshati Milevc.