Defekt në instalimin elektrik, zjarrfikësit intervenojnë te ndërtesa e ish-Rilindjes (Video)

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur te ndërtesa e ish Rilindjes, ku tani ndodhen disa ministri.
Arsyeja e intervenimit ishte një defekt në instalimin elektrik ku kishte dal tym në hapësirat e ministrive.
Stafi i ministrive ishte evakuuar me kohë nga objekti.
Intervenimi ishte i shpejtë i zjarrfikësve dhe policisë që ndodhen ende në vendin e ngjarjes.
IndeksOnline ka pyetur policinë për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.