75 Mall Live Search
18:19 / E Premte, 13 Mars 2026 / MSH1

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike që nga mesdita e së premtes, si pasojë e një defekti të paraqitur në transformatorin energjetik në anën 110 kV të operatorit të transmetimit KOSTT.

Sipas njoftimit të KEDS-it, defekti është shfaqur në Nënstacionin 110/35/10 kV Bibaj, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të zonës së Ferizajt, përfshirë edhe zonën qendrore si dhe disa fshatra përreth.

KEDS-i bën me dije se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe sanimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e prekur.

Ende nuk është bërë e ditur koha e saktë e rikthimit të energjisë elektrike.