16:17 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / LB

Defekti në trafo/ Banorët ankohen për reduktime të shumta në këtë lagje në Prishtinë

Banorët që gjenden në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë tash e pesë ditë po ballafaqohen me mungesë të furnizimit për energji elektrike.

Banorët ankohen se punëtorët e KEDS-it kanë dal disa herë në vend të ngjarjes, por nuk e kanë rregulluar problemin që po shkakton ndërprerje të energjisë elektrike.

“Në kompleksin “Alko Impex” në Prishtinë, rruga “Ndue Perlleshi tash e disa ditë kemi reduktime të shumta. Tash e 4-5 ditë po e lajmërojmë problemin, ekipet e KEDS-it vinë e lëshojnë siguresën edhe thonë duhet me ndrru këtë siguresën, mirëpo nuk e kanë rregulluar ende. Në trafon e rrymës është prishe ndërpresim kryesor i Hyrjes A dhe kemi shumë reduktime”, ka thënë ky banorë.

Ky banor në fund ka treguar se trafoja elektrike është në pronësi të KEDS-it.