75 Mall Live Search
13:30 / E Martë, 03 Qershor 2025 / S Z

“Defender 2025”, Kurti e Osmani në ushtrimin ndërkombëtar në Babaj të Bokës

Në kuadër të ushtrimit të madh ndërkombëtar “Defender Europe 2025”, në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës në Gjakovë, sot po mbahet  Dita e Vizitorëve të Shquar.

E të pranishëm në këtë ushtrim ndërkombëtar janë dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ndryshe FSK-ja ka njoftuar se në këtë ngjarje të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të vendeve të NATO-s, oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shteteve pjesëmarrëse në ushtrim.

“Forca e Sigurisë e Kosovës me këtë rast, përmes skenarëve do të shfaqë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, thuhet në njoftim.

“Defender 2025” është ushtrim që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe është stërvitja më e madhe që zhvillohet në Evropë, me përfshirjen e më shumë se 25 mijë trupave nga SHBA-ja dhe vendet partnere.